E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Borrell mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell  në deklaratën e ti j më të fundit ka theksuar se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje.

Borrell ndër të tjera është shprehur se do e mbështesë këtë rrugëtim deri në fund.

“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, shkruan ai në Twitter.

Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e saktë.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet