Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit.
Biden njoftoi përparimin duke thënë se objektivi u arrit “disa javë përpara afatit”,megjithë pengesat e shkaktuara nga stuhitë dimërore në fillim të këtij viti.
Presidenti Biden tha tetë javë më parë, se vetëm tetë përqind e të moshuarve kishin marrë një dozë të vaksinë kundës COVID-19. Ai tha të ejten se 65 përqind e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një të dozë të vaksinës.



