E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Besnik Mustafaj: Deklarata e Ambasadës Amerikane në favor të kauzës së opozitës

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj konstaton se deklarata e sotme e Ambasadës Amerikane është në favor të kauzës së opozitës. Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj kërkon gjithashtu nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që të lexojë mirë frymën anti-qeveri dhe të hartojë një strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë nga poshtë.

“Tek deklarata e ambasadës ka një nuancë që ka munguar në reagimet e mëparshme. Në deklaratën e ambasadës nuk kemi thirrje për qytetarët amerikanë, që të shmangin rrugën.  ShBA nuk ka informacione se do të këtë dhunë. Këshilla për të ruajtur stabilitetin është rutinore dhe e domosdoshme. Se ka një padurim të popullit opozitar shqiptar për të patur rezultat nga protesta, ka.

Unë shpresoj se Basha me ekipin e tij e lexojnë mirë këtë gjë dhe do të ndërtojnë strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë poshtë.  Një lëvizje antisistem do të nxirrte jashtë lojë edhe opozitën edhe maxhorancën, siç ka ndodhur edhe në vendet evropiane. Jemi brenda mundësive të udhëhiqet politikisht pakënaqësia. Konkluzioni i Majkos është i vetmi realist që vjen nga mazhoranca.

Opozita shqiptare duhet të ketë një ndryshim programor për t’iu përgjigjur pakënaqësisë, sidomos të rinjve. Pjesëmarrje tregon përmasat e pakënaqësisë. Përmasat e opozitës kanë shumë rëndësi për të matur pakënaqura”, përundoi Mustafaj.

Duke u ndalur tek përplasjet e sotme në Kuvend dhe hedhjen e bojës nga Paloka në drejtim të Ramës, Mustafaj tha se metoda e zgjedhur nga deputeti i PD-së ishte simbolike dhe shumë argëtuese.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet