E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE ripërsërit perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor do të jetë sërish në fokusin e Bashkimit Europian. Përmes një draft-deklarate të siguruar nga Radio Europa e Lirë thuhet se unioni do ta ripërsërisë qëndrimin për perspektivën europiane drejt rajonit të Ballkanit në samitin e Tetorit që pritet të mbahet në Slloveni.

Në draftin e deklaratës liderët e BE-së teksa përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane e cilësojnë atë me interes strategjik, për të cilën nevojitet  një zgjidhje e përbashkët.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në draft-deklaratën e përgatitur për samitin e Bërdos.

Sipas të njëjtit draft, vendeve të rajonit do t’u kërkohet që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre dhe politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së.

Paqja dhe stabiliteti rajonal është një tjetër çështje me interes në këtë fokument, ku BE-ja kërkon pasjen e një fqinjësie të mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Unioni pritet të shprehë mbështetje të plotë edhe për përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas draftit palëve do t’u kërkohet përparim konkret drejt normalizimit të raporteve, që cilësohen si kyçe për stabilitetin e rajonit.

Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja i ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë për vendet e rajonit në luftë kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.

Nëse në samit vendet e unionit dhe ato të Ballkanit Perëndimor do të pajtohen me tekstin e draft-deklaratës, atëherë në fud pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet