E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE propozon ndalimin e importeve të qymyrit rus

Komisioni Europian propozoi një ndalim të importeve të qymyrit nga Rusia. Këto janë sanksionet e para të bllokut që synojnë industrinë fitimprurëse të energjisë së këtij vendi, e që nxiten për shkak të luftës në Ukrainë.

Deri më tani, Evropa nuk ka qenë e gatshme të vendosë nën shënjestër karburantet ruse për shkak të frikës se një gjë e tillë do ta zhyste ekonominë evropiane në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se BE-ja duhet të rrisë trysninë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin pas atyre që ajo i tha se ishin krime të tmerrshme” të kryera në zonat rreth Kievit.

Zonja Von der Leyen tha se ndalimi i importeve të qymyrit kap vlerën e 4 miliardë eurove në vit. Ajo shtoi se BE-ja tashmë ka filluar të punojë për sanksione shtesë, përfshirë importin e naftës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet