E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE për protestat në Ballkan: Ndryshimet bëhen përmes proceseve demokratike

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, deklaroi të martën në Bruksel se mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perendimor, mirëpo tha se e “dënon dhe është e papranueshme çdo lloj i dhunës”.

Ai i porositi vendet e rajonin se “ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike”, përfshirë zgjedhjet dhe se Bashkimi Evropian nuk do të jetë arbitër në atë se kush do të jetë në pushtet.

“Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvëndësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën” tha komisionari Hahn.

Në emër të institucioneve të Brukselit, ai u zotua se do të vazhdojnë të mbrojnë parimet evropiane, por e refuzoi dhunën si një mjet politik.

Komesionari për Zgjerim, Johanes Hahn, së bashku me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini takuan në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, theksoi se shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të shërbejë si një motiv për vendet tjera në rajon.

Disa vende të Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, janë përfshirë nga protestat antiqeveritare. Të shtunën në Beograd, protestuesit hynë me forcë në objektet e Radio Televizionit të Serbisë duke nxitur reagimin e policisë dhe arrestimin e disa prej protestuesve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha një ditë më pas se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet