E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE për ndryshimet në Kod: Keqardhje që nuk u arrit kompromis

Ambasada e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, BE shprehet se ndryshimet  “nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit”.

Më tej selia diplomatike shkruan se janë të keqardhur që nuk u arrit kompromis në Këshillin Politik.

“Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet”, vijon deklarata.

Në fund Bashkimi Evropian thekson se marrëveshja e 5 qershorit parashikonte intergritet dhe transparencë për procesin zgjedhor.

“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit”, përfundon deklarata e ambasadës së BE në Tiranë.

Reagimi i Bashkimit Evropian vjen pas miratimit me 97 vota të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga maxhoranca dhe nuk gjetën dakordësinë e opozitës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet