E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE nxit vendet e Ballkanit të kalojnë në energji të pastër

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq kanë nisur të enjten në Podgoricë një takim ministror për kalimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në energji të pastër.

Hahn ka thënë se politika e BE-së për energjinë mbështetet në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike.

Ai ka kujtuar se kjo marrëveshje nënkupton reduktimin për 25 për qind të konsumit të energjisë dhe të emetimeve të gazrave serrë në 40 për qind, deri në vitin 2030.

Hahn ka thënë se një nga mënyrat kryesore për të arritur këtë qëllim është kalimi në burimet e pastra të energjisë. Ai po ashtu ka theksuar se ekzistojnë plane për hidrocentrale të reja në rajon.

Në kuadër të takimit ministror, pritet të nënshkruhet edhe një dokument në bazë të të cilit, insitucioneve financiare ndërkombëtare do t’iu mundësohet të ndajnë financa shtesë për kalimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në energji të pastër.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet