E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE i jep Turqisë 1.41 miliardë euro për refugjatët

Komisioni Evropian miratoi sot një paketë të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi.

Sipas deklaratës së publikuar nga KE, programi do të fokusohet në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes, mbështetjes socio-ekonomike dhe infrastrukturës komunale.

“Masat e reja janë pjesë e këstit të dytë të Lehtësimeve për Refugjatët në Turqi, duke e çuar shumën totale që tashmë është ndarë në 5,6 miliardë euro nga gjashtë miliardë eurot që nga viti 2016, me bilancin e mbetur që do të ndahet gjatë verës”, thuhet në deklaratë.

Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje për masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe për dekurajim të migracionit të parregullt përmes Detit Egje si dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët sirianë në Turqi, ku BE u zotua të ndihmojë Turqinë me gjashtë miliardë euro për miliona refugjatë të strehuar në vend.

Turqia aktualisht strehon më shumë se 4 milionë refugjatë, përfshirë 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet