E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE do t’i kthejë vaksinat Johnson & Johnson të prodhuara në Afrikë

Bashkimi Evropian do të kthejë vaksinat kundër koronavirusit të prodhuara në Afrikë dhe të dërguara në Evropë nga prodhuesi Johnson & Johnson.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar për këtë në një konferencë në Berlin, tha Strive Masiywa, komisioneri për koronavirus i Bashkimit Afrikan.

Von der Leyen ka premtuar të dorëzojë 200 milionë doza shtesë deri në fund të vitit.

Rreth 70 milionë doza nga këto do të vijnë nga Gjermania.

“Këto janë lajme të mira nga Evropa”, tha Masiywa.

Në Afrikë, vetëm më pak se tre për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, edhe pse kontinenti është goditur nga një valë e tretë e infektimeve.

Llogaritet se rreth 1.6 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar rreth 60 për qind të popullatës në Afrikë.

Eksporti i vaksinës të prodhuar në Afrikën Jugore për në Evropë është rregulluar në një marrëveshje në mes të Johnson&Johnson dhe prodhuesit të kontraktuar në Afrikë, Aspen.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet