E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE: 94 milionë euro në mbështetje të Shqipërisë për procesin e integrimit

Komisioni Evropian miratoi më 5 dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018 për Shqipërinë.

Me këtë program, BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Programi fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit. Fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.

Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t’i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura. Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së. Përmirësimi i cilësisë së ujit dhe kushteve më të mira sanitare do të kontribuojnë gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në dobi të qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, si Erasmus +./SCAN

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet