Së shpejti do të fillojë dhe viti i ri akademik dhe shumë të rinj që kanë mbaruar gjimnazin po shqyrtojnë alternativat dhe profilet që kanë për të studiuar. Të dhënat për vitin e fundit akademik treguan se në pjesën më të madhe të rasteve vajzat janë diplomuar për shkencat shoqërore dhe edukim, ndërsa kanë qenë në minorancë për sa i përket degëve që kanë lidhje me bujqësinë dhe peshkimin, inxhinierinë, prodhimin dhe ndërtimin. Në këto degë mbizotërojnë të diplomuarit djem.
Megjithatë për të dyja gjinitë, peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.
Fushat e studimit ku vajzat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,4 %), shëndet dhe mirëqenie (17,5 %), arte dhe humanitare (12,0 %). Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj (30,1 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (16,1 %)dhe teknologjitë e informacionit (10,4 %).
Sipas një publikimi të INSTAT mbi barazinë gjinore në Shqipëri, fusha e studimit, më e dominuar nga vajzat e diplomuara është ajo e shëndetit dhe mirëqenies në të cilën 78,9 % e studentëve të diplomuar janë vajza, ndjekur nga ajo e arsimit me 77,7 % të studentëve të diplomuar vajza, dhe arte dhe shkenca humane (74,2 %). Ndërsa djemtë dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (71,1 % e të diplomuarve janë djem), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (61,7 %), si dhe teknologjia e informacionit me 56,3 %.
Të diplomuarit sipas cikleve të studimit, më shumë vajza me shkollë të lartë




