E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bankers dhuron 1 milion dollarë për përballimin e dëmeve nga tërmeti

Për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverisë shqiptare 1 milion dollarë.

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehë, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme. Por në këto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi parë shumë akte kurajoje dhe mirësie”, thuhet në një deklaratë nga Bankers.

Bankers shprehet se e ka parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi.

“Ne shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona të thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti. Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë, me ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit”, thuhet në deklaratë./m.m/j.p/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet