E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ballkani në fokus të Suedisë, kryesueses së re të BE-së

Ballkani do të jetë një nga prioritetet e Suedisë, e cila në ditën e parë të 2023-shit mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Europian, që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Kjo përbën të tretën herë që ky vend do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, Suedia e ka pasur kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009. Duke folur rreth përparësive të vendit të tij në krye të bllokut europian, kryeministri suedez Ulf Kristersson, tha se do të punojë për një “Europë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“.

Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën. “Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, thuhet aty. Burime diplomatike në Bruksel pohojnë se Suedia  do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.

Ajo premton të vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Europian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, theksohet në dokumentet suedeze.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet