E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Austria, gjobë deri në 7 mijë euro për ata që refuzojnë vaksinën kundër COVID

Qytetarët austriakë që refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga shkurti, kur ato do të jenë të detyrueshme, do të përballen me gjoba deri në 7,200 euro, zbulon një draft i ligjit të Austrisë për vaksinimin kundër COVID-19.

Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Nga kjo masë përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore .

Të gjithë ata që refuzojnë të respektojnë do të thirren në autoritetet e administratës së qarkut. Nëse e shpërfillin thirrjen dy herë, do të gjobiten me 3600 euro. Nëse shkelja e tyre e ligjit të vaksinimit kundër COVID i vë personat e tjerë në “rrezik serioz”, ose nëse vazhdojnë të injorojnë urdhrin, ata do të gjobiten deri në 7200 euro.

Projektligji do të paraqitet më 6 dhjetor, por “DiePresse” ka marrë paraprakisht draft propozimin paraprak.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet