E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Simone Billi (Itali, Qendra Evropiane për Çështjet Publike (ECPA)) – do të udhëtojë në Shqipëri më 9 maj dhe do të qëndroj deri më 12 maj – për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, njoftoi sot Këshilli i Evropës në faqen zyrtare.

Së bashku me delegacionin do të jenë edhe partnerë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Parlamenti Evropian.

Delegacioni ndërpartiak do të takohet me kandidatë ose përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhje, si dhe me krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organit kryesor anti-korrupsion në Shqipëri, dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin, më 11 maj.

Dy anëtarë të Komisionit të Venecias – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojnë mbështetje ligjore gjatë vizitës, e cila është organizuar nga Divizioni i Zgjedhjeve i APKE-së.

Një delegacion prej katër anëtarësh i APKE-së bëri një vizitë parazgjedhore në Shqipëri, më 3-4 prill.

Kreu i delegacionit do të japë përfundimet paraprake në një konferencë të përbashkët për shtyp në “Hotel Rogner”, Tiranë, pasditen e së hënës, më 12 maj.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet