Një shumcië kaq të madhe nuk ka pasur ndonjëherë në OKB: 141 shtetet anëtare i kërkojnë Rusisë tërheqjen e menjëhershme nga Ukraina.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë të madhe kundër sulmit rus duke e dënuar atë dhe i kërkoi Moskës t’i japë fund agresionit të saj. 141 vendet anëtare votuan në Nju Jork për një rezolutë përkatëse. 35 vende, ndër to edhe Kina, abstenuan, vetëm pesë vende votuan kundër: Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria, Eritrea dhe Rusia.
Në Rezoltë vendet anëtare “kritikojnë ashpër me theks të fortë” invazionin rus në Ukrainë dhe dënojnë vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcës nukleare.Përpara forumit më të madh të OKB-së me 193 anëtarë aleatët perëndimorë donin të bënin të qartë izolimin ndërkombëtar të presidentit rus. Ky objektiv u arrit.
Më parë përfaqësuesi i Rusisë në OKB i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme për ta tërhequr projektrezolutën. Ai paralajmëroi, që rezoluta mund të nxiste për një përshkallëzim të mëtejshëm.



