E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arsimi i lartë publik në Kosovë bëhet pa pagesë

Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë, nisur nga 1 tetori i këtij viti.

Duke shpallur vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti sqaroi se shkollimi pa pagesë do të vlejë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelet “bachelor” dhe “master”.

Për studentët e doktoratës do të ketë lehtësime të veçanta, tha Kurti.

Ai shtoi se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar tashmë udhëzimin administrativ, me të cilin “arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë”.

“Kjo padyshim se kontribuon në barazinë sociale në vend”, tha Kurti.

“Ne besojmë se në këtë formë, nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë”, shtoi ai.

Në universitetet publike në Kosovë, studentët e nivelit “bachelor” kanë paguar deri më tash 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që ka qenë falas.

Semestri për nivelin “master” ka kushtuar 150 euro, ndërsa për doktoraturë 500 euro.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet