E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Aplikimi online për kartat ID dhe pashaportat/ Kryeministri Rama sqaron procedurën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar proceduart për aplikimin online ne e- Albania për kartat ID dhe pasaporta që do të ofrojë lehtësime dhe heqjen e radhëve duke përgjysmuar kohën.

Rama thotë se aplikimi bëhet tek Platforma Qeveritare e Ndërveprimit në e- Albania. Ai sqaron se Policia ka 2 afate sa i përket verifikimeve, për ato me procedura normale 8 ditë, për ato të përshpejtuara 24 orë.

Më tej kryeministri shpjegon se qytetari njoftohet me e-mail pas këtyre verifikimeve për orarin kur duhet të paraqitet për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse.

Statusi i kryeministrit Rama:

SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË

? PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT?

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania

? https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx…

• Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orën e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet