E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Anketë për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Zaev shënon rritje për nëntë për qind

Rejtingu i kryeministrit Zoran Zaev në vitin 2018-të është rritur për nëntë për qind në krahasim me atë të vitit 2017-të tek vendet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht tek vendet Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Mali Zi, pas anketimi të bërë nga “Gallup”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev ka bërë një nga rritje më të mëdha nga pozicioni i tij në krahasim me vitin e kaluar. Rritje më të madhe të rejtingut ka pasur kryeministri bullgar Bojko Borisov, pasi që kishte luftuar për afrimin e Ballkanit Perëndimor derisa Bullgaria udhëhiqte me presidencën e BE-së dhe tani rejtingu i tij është rritur nga 22 në 44 për qind.

Borisov e ka kaluar dhe ka lënë në vend të dytë kryetarin e Turqisë i cili ka pasur rritje nga 33 në 43 për qind. Në vendin e tretë ndodhet kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, i cili gjithashtu ka rritje nga viti i kaluar nga 27 në 36 për qind.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjithashtu ka rritje të madhe për 10 për qind, ndërsa vërehet rrënje tek kryeministrat, Ramush Haradinaj (-15%), Edi Rama (-11%), Denis Zvizdiq (-1%), ndërsa Dushko Markoviq nga Mali i Zi ka pasur rritje për 6 për qind. /Amir Jakupi/ Telegrafi/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet