Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të shpallë një politikë të re që do të ‘shpëtonte’ nga dëbimi qindra mijëra emigrantë. Bëhet fjalë për emigrantë, të cilët janë bashkëshortë të qytetarëve amerikanë, burra dhe gra, dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme.
Vendimi i presidentit demokrat për legalizimin e emigrantëve do të zbatohet për ata që kanë qenë në SHBA për të paktën 10 vjet dhe i lejojnë ata të punojnë legalisht.
Shtëpia e Bardhë vlerëson se nga kjo lëvizje do të përfitojnë më shumë se 500 mijë bashkëshortë të qytetarëve amerikanë, si dhe 50 mijë të rinj nën moshën 21 vjeç, prindi i të cilëve është i martuar me një shtetas amerikan.



