E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ambasadori i Norvegjisë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja, për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet