E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për dërguesit e ndihmave humanitare

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur udhëzimin të cilit duhet t’i përmbahen të gjitha shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Kosovë që dëshiron të dërgojë ndihma humanitare për përballimin e situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Udhëzimi ka të bëjë me hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen dhe gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore: Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktohet në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit [email protected]. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet