E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Aksident i rëndë në Poliçan, mjeti me të mitur del nga rruga, humb jetën një 15-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën rurale të fshatit Plirëz, në Poliçan.

15-vjeçari F. Z, duke drejtuar mjetin tip ‘Alfa Romeo’, ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin drejtonte dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi.

Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën 15-vjeçari A. Z, i cili ishte pasagjer dhe janë plagosur drejtuesi i automjetit, si dhe dy shtetase të tjera të mitura, që ndodheshin në mjet.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet