E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Më 1 korrik qeveria gjermane heq paralajmërimin për udhëtimet

Qeveria gjermane këshillon ende për të mos udhëtuar jashtë, por kjo pritet të ndryshojë më 1 korrik. Ndërkohë Kosova e mjaft vende të Ballkanit nuk janë më zona të rrezikuara.

Pas më shumë se një viti qeveria gjermane heq paralajmërimet për udhëtimet turistike në zonat e rrezikuara nga Corona më 1 korrik pas rënies së ndjeshme të infektimeve kudo. Gati 100 shtete në të gjithë botën, mes tyre Franca, Holanda, Danimarka dhe Belgjika. Ndërkohë nga e diela vendet e Ballkanit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia nuk janë zona më të rrezikuara. Vende të tjera janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Moldavia etj.

Maas: Udhëtime por me kujdes

„Pas muajsh të gjatë lokdauni mund të gëzohemi për pak më shumë normalitet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Por kjo nuk është ftesë për pakujdesi, tha Maas. “Udhëtim i arsyeshëm dhe me kujdes, kjo është motoja e verës.”

TABLEAU | Griechenland Tourismus | Strand von Piräus

Nga 1 korriku qeveria nuk këshillon më të mos ndërmerren udhëtime turistike jashtë. Për vendet e BE si edhe Islanda, Lichtenshtajni, Norvegjia dhe Zvica në të dhënat e Ministrisë së Jashtme nuk do të ketë paralajmërim për udhëtimin, por “vetëm kujdes i veçantë. Kjo prek edhe Italinë, shumë pjesë të Spaniës dhe nga e diela tjetër të gjithë Austrinë. Paralajmërimi për udhëtime vlen vetëm për 40 vende, aty ku treguesi i virusit ka vlerën 200. Kush udhëton nga Gjermania në Austri duhet megjithatë të tregojë një test negativ të Coronës. Kush është vaksinuar apo ka kaluar sëmundjen nuk ka nevojë për test, por vërtetimin përkatës.

la/ag

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet