E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

80 përqind e punonjësve të policisë nën moshën 40 vjeç kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane

80 përqind e punonjësve të policisë që janë nën moshën 40 vjeç kërkojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.

Të dhënat vijnë nga sindikata e punonjësve të policisë, e cila i ka përfshirë ato në një letër drejtuar kryeministrit.

“Punonjësit e policisë që janë nën 40-vjeç kanë aplikuar për llotarinë amerikane dhe njëkohësisht po presin që në janar të 2019 të largohen jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë”-thuhet në letrën e Sindiktatës.

Shkaku kryesor për fluksin e aplikimeve në lotarinë amerikane nga efektivët e rinj të policisë dhe ata deri në 40 vjeç janë pagat e ulëta. Policët kërkojnë gjithashtu të marrin edhe pagën e 13, siç përcaktohet në Kodin e Punës, pagesën për orët shtesë, trajtimin me ushqim, si dhe sigurim jete për ata që aksidentohen gjatë orarit të punës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet