Foto Autori: Ibrahim Hajdarmataj
E falënderoj vëllaun tonë Nëngurra për këto kujtime rreth mikpritjes se familjes LUSHAJ. E theksoj se është ndër shkrimet me te këndshme që kam lexuar tash sa e sa kohë. E falëndëroj zotin Bucpapaj për publikimin e këtij shkrimi ne VOAL.CH dhe te gjithë komentatorët për vlerësimet për të ndjerën, motrën e konatën tonë të paharruar, Sabrie Lushaj.
Jame pritur edhe unë ne atë familje disa herë, në Tiranë por edhe në shëngjin dhe nuk mund të them asgje me vlerësuar se komenatoret e shumtë që kanë folur e shkruar prej meje, këtu e ne disa organe të tjera shtypi tash 6 muaj.
Bashkohem sinqerisht me fjalën e vlerësimin shpirtëror të komentatorit të parë publik, mbas ndarjes nga jeta të Sabries, poetit te madh pejan sejdi berisha i cili shkruan: “… sa herë që të kthej tek ju zeqir, (nëse do mundem te kthejë ndonjëherë), cdo gje do të më duket e zbrazët dhe e shurdhët pa atë zonjë shëpie, e cila ia ndriti dhe me lartë respektin dhe namin familjes suaj, me veprën, urtësine dhe punën e saj…”.
Ta kujtojmë me dashuri dhe të përpiqemi t’ingjasojmë në jetën tonë familjare zonjës fisnike,cikës së Gashit të Gurit e nuses se Krasniqes së Vendit, qytetares se nderuar shqiptaro-ameriake, Sabrie Lushaj.
Sabrieja iku krenare si nusja e Zeqir Lushajt pore dhe Zeqiri është krenar që pati një nuse si Sabrie Lushaj!