Në diten e sotme të 27 gushtit, para disa orësh, e nderuara ROZETA HAJDARIMinistre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës, përcolli me dhimbje të thellëlajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të vëllait të saj, PETRIT HAJDARI, në një nga spitalet e Zvicres, pas tre muajve lufte nëmes jetës e vdekjes, duke shkuar në amshim, në një moshë të re.

Ministrja Rozeta Hajdari, në statusin e saj në facebook,dijenon tekstualisht:

Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrraneAarau.
Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e për gjithë miqtë tanë kudo që janë.
P.s. Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim….”.

“Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike(Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut) e çmon lart punën, veprimtaritë e kontributet ndërvite të të nderuares Rozeta Hajdari me Shoqërinë Civile e nëQeverinë e Kosovës, E VLERËSON SHUMË NDERIMIN ME PRANINË E SAJ NË “TAKIMI I MADH I PRISHTINËS” ME 13 MAJ 2022, NË HOTELIN PESËYJESH “SIRIUS” NË PRISHTINË (ndonëse atë ditë të premte ishte tejet e angazhuar në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, por gjeti kohë të vinte aty dhe për të na nderuar sa ma lartësisht, erdhi sëbashku me Zv/Ministrin, dr. Getoar Mjeku), i shpreh konsiderata të larta për angazhimet e Saj për lidhjet ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, për Alpet Shqiptare, për integrimet euro-atlantike të Kosovës.

“Gazeta e Alpeveme President të Bordit Botues Z. BESNIK MUSTAFAJ dhe Redaksia e sajme Drejtor tëPërgjithshëm Z. RAMIZ TAFILAJ, Rrjeti i Kordinatorëve tëgazetës sonë, kryeredaktori i gazetës, Z. Ramiz Lushaj, Drejtori i gazetës për Mbretërinë e Bashkuar e Vendet e Komonuelthit, Z. SKËNDER PËRPEPAJ në Londër, miku ynë i çmuar SKËNDER THAÇI në Pejë, i gjithë ekipi ynë – botues e menaxhues i “Gazeta e Alpeve”, iu shprehim ngushëllime Znj. Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisësë Republikës së Kosovës dhe Familjes së Saj të nderuar, gjithëtë afërmëve, farefisnisë, miqëve e dashamirëve të tyre, për ndarjen nga jeta në moshë të re të Petritit,  duke qënë pjesë e dhimbjes tuaj të madhe, duke iu lutur që këtë dhimbje ta ktheni në forcë, duke dëshiruar që prej sodit, prej Jush-për Ju, personalisht e familjarisht, të ndigjojmë veç lajme të mira nëardhmëri.

Tiranë, 27 gusht 2022