Pra, cili është qëndrimi i parë i Kermlinit për raundin më të fundit dhe më të ashpër të sanksioneve ekonomike të BE-së?

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, thotë se veprimi ndëshkues, i cili përfshin një ndalim të plotë eventual të importeve të naftës ruse, është një armë “me dy tehe”.

“Kostoja e këtyre sanksioneve për qytetarët e Evropës do të rritet nga dita në ditë,” thotë ai, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Peskov thotë se Kremlini po shikon “opsione të ndryshme” për përgjigjen e tij ndaj sanksioneve të reja.

Sigurisht, do të duhet të duket e vështirë: BE-ja përbën gati gjysmën e eksporteve të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës të Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.