Shkruan: Refik HASANI
Serbia tani më është duke ushtruar një spastrim shtetëror sistematik etnik përmes pasivizimit të adresave, veçmas në Medvegjë dhe Malësi të Bujanocit. Sipas asaj që po ndodhë në Komunë të Medvegjës kemi zvoglim të drejtë së votës së shqiptarëve, mund të jen vetëm në Medvegjë dhe Bashkësin lokale të Zarbicës e të Muhocit.
Serbia në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka fshirë nga regjistrat civil – ka pasivizuar afër 30% të kësaj krahine.
Dhe si pasoj:
– Nëse nuk jemi shtetasë i Serbisë, nuk mund të marrim asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimi nga institucionet Administrative,
– Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj
– Nëse nuk jemi shtetasë rezidentë, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si shtetasë i Republikës së Serbisë,
– Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, nuk mund të kryejm blerje-shitje në pronat tona të luajtëshme e të paluajtëshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj,
– Nëse si një qytetarë rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregulltë në Republikën e Serbisë.
Këto janë shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojm të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet.
Kjo krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuari në të gjithë fushat e jetës, jo vetëm Ballkan, por në gjithë Evropën.
Ky diskriminim do të duhej të ndalet sa më parë vetëm e vetëm me ndihmën ndërkombëtare, që nga përfundimi i Luftë së UÇPMB-ës dhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit kjo krahinë është lën pas dorë,
–Mungon prezenca ndërkombëtare,
–Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,
–Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet-shqiptarët nuk jan të përfshirë në përpjestim me popullatën në zingjirin komandues të Policisë,
–Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kan ende të zgjidhur shkollimin (autori ka kërkuar themelimin e një Universiteti shtetëror në gjuhën shipe),
–Nuk ka investime në infrastruktur, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,
–Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kan asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre.
Edhe Tirana e Prishtina zyrtare do të duhej ndërruar diskursin politik të ndjekur si deri më tani në raport me Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
2 prill 2022