Një vogëlush 11 vjeçar i cili është konsideruar si ‘hero’ ka lënë prindërit e tij në Ukrainë dhe ka udhëtuar 965 kilometra i vetëm drejt kufirit sllovak me një numër telefoni të shkruar në dorë.
Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij.
”Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, ka thënë në një deklaratë Ministria e Brendshme sllovake.
Falë numrit në dorë dhe një copë letre në bel, ai arriti të kontaktojë me të dashurit e tij, të cilët erdhën për të më vonë dhe e morën.