Ekipet e futbollit rus pezullohen nga pjesëmarrja në gjithë takimet ndërkombëtare pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Vendimi i marrë të hënën nga FIFA dhe UEFA, thekson se ekipet kombëtare të Rusisë, si dhe ato të klubeve të veçanta do të pezullohen nga të gjitha aktivitet ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës”, u shprehën FIFA dhe UEFA. “Të dy organizatat shpresojnë që gjendja në Ukrainë të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli përsëri të bëhet një faktor bashkues dhe paqeje mes popujve”, thuhet në deklaratë.

Ekipi kombëtar i Rusisë për meshkuj ishte planifikuar të luante në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror vetëm tre javë më pas.
Masa ndëshkuese me rëndësi si në nivel sportiv ashtu edhe politik u mor erdhi pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nxiti dhjetëra organe drejtuese të sportit që të përjashtonin atletët dhe zyrtarët rusë nga aktivitetet ndërkombëtare. Komiteti tha se kjo ishte e nevojshme për të “mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.”
Lëvizja e FIFA-s bën që Rusia të mos mund të luajë përballë Polonisë më 24 mars për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Polonia që para se të merrej vendimi kishte refuzuar të luante përballë Rusisë.
Rusia tani përballet me një izolimi të ngjashëm me atë që të ekipeve jugosllave në vitin 1992 pas shpërthimit të luftës në Ballkan dhe nga ekipet dhe sportistët e Afrikës së Jugut në vitet 1970 dhe 1980 gjatë kohës së aparteidit.