Një alarm trishtimi buron tingëllon
Piskamë për evakuim
Flakë rakete shpërthejnë nga toka
Puth qiellin e virgjër
E mbi tokën e bekuar
Vret njerëz e hedh bomba.
Ky tym i fut frikë ndjell vdekje
Shi vdekjeje bie mbi koka fëmijësh me tmerr
Çka ti them ketij shekulli në tretje
Kjo çmenduri
Akoma qenka gjallë një i ri Hitleri.
Më shtrëngon në fyt dhembja
Nga qielli pikon vdekja
Kjo rrëmujë me kapsllit
Ndjenjat m’i verbojnë sytë
A e dini vlerën që ka jeta
Kur erë baroti të jep tmerr e frikë.
Dal nga kjo faqe hy në një tjetër
I druhem shiut azotik
Nga ata që nuk kanë zot
as mëshirë
I mallkoj
Shtrij duart në horizont
Kjo të jetë një endërr
E njerëzve fëmijëve të pafajshëm
T’u kthehet gazi, ta gëzojnë ardhmërinë
O ti dashuria ime
Mos harro
Të ecim bashkë në arkivin e kujtesës!
Se betejat le të mbyllen
Jeta le t’ia caktojë
vendin mëkatarit të egër
Dashurinë, lumturinë, kohën ta gëzojmë-
Oooo në qiellin me plumba plumbuar
Lërini të fluturojnë zogjtë me krahë flatruar~