Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, që së fundmi u transferua te skuadra e Inter, Robin Gosens ka dhënë disa përgjigje interesante në një paraqitje për media së fundmi.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka folur për shumë gjëra nga jeta e tij, ku mes tjerash ka treguar edhe dëshirat e tij të fëmijërisë.

Gosens ka thënë se dëshira e tij ishte të bëhej polic. Megjithatë, sot ai është një mbrojtës krahu që përfaqëson Gjermaninë dhe luan me skuadrën e Inter.

“Është e vërtetë. Doja të bëhesha polic”, ka thënë Gosens, transmeton lajmi.net.

“Unë luaja futboll vetëm me shokët, deri sa isha 18 vjeç. S’kisha luajtur me ndonjë grup-moshë të re të ndonjë skuadre. Kur u ktheva në shtëpi, isha i sigurt se doja të ndiqja hapat e gjyshit, dhe të bëhesha polic. Pastaj kalova në Holandë dhe gjithçka ndryshoi”, shtoi lojtari.

Gosens ka kaluar tek Inter, por një lëndim po e mbanë jashtë fushave të blerta. Ai synon të kthehet sa më shpejtë dhe të jap kontributin e tij për skuadrën.