Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Siç mund të verifikohet lehtësisht në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në linkun:
NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama.
Çdo pretendim tjetër:
ËSHTË GËNJESHTËR!
ËSHTË FAKE NEWS i përgatitur nga Zyra e Propagandës në shërbim të FASHIZMIT!
E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:
“Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama”.
BOLL ME GËNJESHTRA!
BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!
MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!
MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!
MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!
I ftoj të gjithë shqiptarët e interesuar për përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, të lexojnë vetëm faqen zyrtare:
Ju bëj gjithashtu të ditur se në rrjetet e mia sociale, sot pas orës 14:00, përgjigjet do të publikohen të plota, në funksion vetëm të transparencës, së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik.