(Nga poeti Neki LULAJ për  heroinën Ylfete HUMOLLI)  

 

Ti nuk e deshe duvakun e nusërisë 

Po kërkove krismat e pushkës lirisë  

Kush i shembi mitet   bukur si ti. 

Kush u theror për shqiptari 

  

Ti u murose ngrehinat e trimërisë, 

vajza e babës shqiponjë e maleve  

At ditë shinat e hekurudhës pa mbarim  

Hapën sytë e shkronjave si palët e valëve.  

  

I shtrënguan dhembët fort gjer një dhimbje 

Nga britma librat qanë qanë pa pushim.  

Pranverat s`paten lule lulëzime 

Se krismat e mortit ndalën atë ditë 

  

Ti ishe vajza e bukur e gjyshes Norë  

Ti ishe  mbesa e nënës Shotë 

Herë Norë Kelmendi, herë si shqiponjë 

E herë Shotë Galica koha e kujton.