Koto ditë do të jetë gati dosja historiko -shkencore për kthimin në identitet.
Kryefjalë e aksionit do të jetë heqja e toponimeve të huaja bizantino- latino-sllavo- turke, proces të cilin Europa qytetëruar e ka kryer kryer prej kohësh.
Propozimin e parë do të ia drejtojmë Keshillit Bashkiak të rrethit “Tropojë”për ndryshimin e emrit sllavë.
Do ta fillojmë me “Tropojën”, e cila është quajtur Dardania Alpine, Malësia e Mirë, Malësia e Vogel, Malësia e Gjakovës dhe është emërtuar dhunshshëm Tropojë nga zhupanët serbë.
Malësia e Gjakovës është quajtur e tillë qysh kur Gjakova është quajtur GJAKOVË, që do të thotë e njëjta njësi territoriale dhe administrative.
Si është quajtur Tropoja (fshati prej nga e ka marre emrin rrethi i Tropojës) në më shumë se 500 vjet? Toponim SERBISHT!
PASQYRA KRONOLOGJIKE E VENDBANIMEVE
NE PJETERSPANET (1485 – SOT)
Lepoviça 1485 – Ljuboviç 1529-36 – Ljuboviç 1582 – Gluboviç 1628 – Tropopola 1695-6 – TROPOJA SOT (fshati).
Nga fundi i shek 17 deri në vitin 1946 si krahinë është thirrur Malësia e Gjakovës, qysh mbas krijimit të Gjakoves si qender. (Shiko foton e fundit).
Solla këto argumenta për një sqarim publik për disa studiues që në emër të nostalgjisë “patriotike” pa asnjë argument shkencor mbrojnë targën sllave të vendosur dhunshëm.
Kurse për ata të vendosur si klateral në hipotekat sllavo-neotomane do të merrem me vonë.
Sot pansllavizmi dhe neootomanizmi janë në akord kundër shqiptarizmit dhe sigurisht që kanë hedhur rrjetën për kapjen e peshqëve shqipfolës por nuk do të ndalojnë dot jetësimin e platformës tonë:
“Kthim në identitet dhe bashkim kombëtar”.