Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e të anketuarve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve, por janë më pak të shqetësuar për situatën ruso-ukrainase dhe pandeminë e koronavirusit.
Pjesëmarrësve në sondazhin e kryer përmes portalit rp.pl iu drejtua pyetja: “Çfarë ju shqetëson më shumë për vitin 2022?”
Rezultatet treguan se 42.5 për qind e të anketuarve treguan se ishin të shqetësuar për inflacionin, 15.1 për qind të tjerë për pandeminë dhe 10.9 për qind për mundësinë e një shpërthimi të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gjithashtu, 10 për qind e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar për thellimin e konfliktit midis Polonisë dhe BE-së dhe 9.9 për qind theksuan se ishin të shqetësuar nga thellimi i krizës në kufirin polako-bjellorus.
Përveç kësaj, 4.1 për qind e atyre që morën pjesë në sondazh thanë se ishin të shqetësuar për “çështje të tjera”, 2.5 për qind deklaruan se nuk ishin të shqetësuar për asgjë fare, ndërsa 5 për qind nuk kishin “asnjë opinion” për këtë çështje.
Sondazhi u krye në datat 7-8 dhjetor me pjesëmarrjen e 800 përdoruesve të internetit mbi moshën 18 vjeç.