Të dashur miq!
Sfida më e madhe ndaj lajmit të keq që shoqëron shumë shqipëtar në vendet e ndryshme europiane, është lajmi i mirë që sjellin njerëzit tanë të kulturës të vendosur po në ato vende. Një ndër ta është edhe poeti dhe gazetari shqiptaro – irlandez, Ndrekë Gjini, një djalë që ka njëzet vjet që punon dhe jeton në qytetin Irlandez, Galway. Ai është një punonjës i dalluar i kulturës së atij vendi. Poezitë e tij si ato të shkruara në gjuhën shqipe edhe në atë angleze janë bërë të njohura në atë vend. Po ashtu edhe përkthimet në dy gjuhët respektive. Një cikël i veçantë ka qenë ai i shkruar nga Presidenti i sotëm i Irlandës, Michael D. Higgins dhe i përkthyer dhe botuar në shqip prej z.Gjini.
Këto dite, njofton diplomati, studiuesi e përkthyesi Mal Berisha, një poemë e tij është botuar në një nga revistat më prestigjioze irlandeze CYPRES, përkrah emrave të njohur të letërsisë së atij vendi.
Për të ditur më shumë për të , ju lutem klikoni në:
www.ndrekgjini.com
Në vjershën kushtuar nënës së tij të botuar në atë revistë ai shkruan në gjuhën angleze:
There was just one key in our house.
This key was neither for the front door
nor for any money safe.
It was the key to a small cupboard
where my mother kept her wedding clothes.
I remember her
Opening that small cupboard every week,
Cleaning those clothes,
Putting quinces on them for a good smell,
talking with them as if they were her friends.
No one can remember when it was said
that brides’ clothes from their wedding day
should be presented to be worn
on their day of death.
I do not know how many centuries,
Had travelled this feeling, this lesson
Until it came to my childhood’s home.
However, when my mother died,
we dressed her in those clothes.
With no doubt, she looked
like the most beautiful lady in the world.
I nxitur nga suksesi i këtij intelektuali që është modeli i shqiptarit fisnik dhe intelektual në një vend të huaj, vendosa ta përkthej këtë vjershë nga anglishtja në shqip e cila sipas meje vjen si më poshtë:
Ne kishim vetëm një çelës në shtëpinë tonë,
Ai nuk duhej as për të hapur derën e oborrit madje as ndonjë kasafortë,
Ai çelës hapte një arkë ku nëna ime ruante rrobat e nusnisë.
Përherë e kujtoj atë,
tek e hapte atë arkë çdo javë,
tek I pastronte ato rroba,
tek vendoste nëpër to ftonj për tu dhënë teshave erë të mire,
tek fliste me to si me njerëzit e saj.
Askush nuk e kujton se kur është thënë që,
Teshat e nuses ashtu siç kishin qenë të pastra në ditën e martesës
Duhej të ishin gati për tu veshur
Edhe në ditën e vdekjes.
Nuk e di se nëpër sa shekuj,
Ky mësim kishte udhëtuar bashkë me njerëzit tanë,
Deri sa mbrriti tek shtëpia e fëmijërisë time.
Por e di se kur nëna ime vdiq,
Ne e veshëm në ato rroba,
Dhe pa dyshim që na u duk
Zonja më e bukur në këtë botë.