Premtimet globale për të ulur sasinë e gazeve që shkaktojnë efektin serë janë vetëm një pjesë e hapave që duhen ndërmarrë për të parandaluar katastrofën nga ngrohja globale. Ky është paralajmërimi i Kombeve të Bashkuara, para takimit të rëndësishëm të nivelit të lartë mbi klimën COP26 në Glasgou të Britanisë, javën që vjen, gjatë të cilit udhëheqës botërorë do të përpiqen të gjejnë një emërues të përbashkët mbi veprimet për të luftuar ngrohjen globale.