Rigoni Turk – Karakteristkat dhe kujdesi që duhet të tregoni në rast kultivimi

 

Rigoni turk ose ndryshe në gjuhë shkencore Origanum laevigatum, është një bimë e egër që e ka origjinën nga Turqia jugore dhe Qiproja dhe ngjason shumë me rigonin e zakonshëm (Origanum vulgare).

Ky lloj rigoni mbush vendet me diell dhe tërheq bletët dhe fluturat me lulet e tij.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me karakteristikat e tij dhe kujdesin që duhet të tregoni nëse vendosni ta mbillni në kopshtin apo vazon tuaj.

Karakteristikat e rigonit turk

Në varësi të varietetit, rigoni turk rritet 30 deri në 60 centimetra dhe ka një gjerësi prej rreth 30 cm.

Gjethet e tij kanë një ngjyrë jeshile më të zbehtë në krahasim me rigonin e zakonshëm, i cili përdoret edhe si bimë zbukuruese.

Ato janë në formë ovale dhe kanë një aromë karakterisitike, në varësi të varietetit.

Rigoni turk lulëzon për disa javë, duke filluar nga korriku deri në shtator.

Kur lulet rozë në vjollcë zhvillohen prej sytheve, ai ka arritur në fazën e lulëzimit të plotë.

Kultivimi dhe kujdesi që duhet të tregoni

Kjo bimë kërkon një kujdes të veçanë në rast kultivimi. Ajo kërkon një ambient të ngohtë e me shumë diell dhe është tolerante ndaj thatësisë.

Terreni ku ky varietet rritet në natyrë është gëlqeror dhe me bar.

Prandaj edhe dheu ose toka në kopshtin tuaj duhet të jetë e ngjashme dhe të ketë kullim të mirë.

Periudha më e përshtatshme për t’u mbjellë është nga fundi i marsit deri në mes të qershorit.

Rigoni turk në përgjithësi nuk preket nga sëmundjet dhe nuk rrezikohet nga kërmijtë.

Ai gjithashtu mund të qëndrojë edhe në temperatura shumë të ulta. Megjithatë bimët e reja duhet të mbrohen nga ngricat në vitin e tyre të parë.

Rigoni nuk ka nevojë për aq ujë sa shumica e bimëve. Thjesht ujiteni atë kur toka të jetë e thatë dhe mos harroni se është më mirë ta ujisni tërësisht dhe rrallë.

Rigoni mbillet vetë, kështu që shkurtimi i rregullt jo vetëm që do të bëjë që bima të degëzohet përsëri, por edhe të shmangë mbarështimin.