Çokollata është ëmbëlsira më e popullarizuar në botë, por për disa, sidomos admiruesit e pafat, shkakton simptoma të pakëndshme. Duke qenë se përmban një shumëllojshmëri përbërësish, reagimi i trupit mund të jetë për shkak të një ose shumë prej tyre. Alergjia nga çokollata, kur është e rëndë, mund të çojë në anafilaksi edhe pas konsumimit të një sasie të vogël të saj.

– Alergjia nga kakao: Ajo shkakton simptoma të tilla si skuqjen e Lëkurës dhe kruarje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, buzët ose fyt, kollitje, nauze ose të vjella dhe dhimbje barku. Këto simptoma mund të tregojnë anafilaksi, prandaj kërkohet të shkohet në spitalin më të afërt.

– Alergjia nga qumështi: Kjo lloj alergjie shkakton skuqje të lëkurës dhe kruarje, kollitje, të përziera disa orë pas . Pas disa orësh ose ditë, mund të shfaqen simptoma të tilla, si dhimbja e stomakut, skuqjet e lëkurës, kollitja, dhimbjet e barkut dhe diarre.

–Ndjeshmëri apo intoleranca nga kafeina: Çokollata përmban kafeinë, e cila bën që disa njerëz të kenë simptoma të tilla si nervozizëm,
probleme gastrointestinale (diarre, vjellje, dhimbje stomaku), vështirësi në gjumë, dhimbje koke.

– Alergji nga lecithin: Shkakton simptoma të tilla si, rrjedhje nga hundët, lot, çrregullime gastrointestinale (dhimbje në stomak)./Living