Nga Guxim ALIMANI
Merimangë jeta ime, thurur mureve të botës,
mjafton një fshesë e digjet në zjarrin e votrës!
E unë prapë rikthehem udhëve nga jam nisur,
prapë thur merimangë me kujtime të stisur.
Kurban do të bëhem ti dorëzohem harresës,
për inatin tim të çmendur,dhe prej pëndesës!