Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet në vendet e Bashkimit Europian janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, Ministria e Jashtme informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Disa prej vendeve të Bashkimit Europian mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit. Për këtë arsye, Ministria e Jashtme rekomandon që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qytetarët të informohen për informacion më të detajuar në adresën https://reopen.europa.eu/en/

Reagimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka:

Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat  që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Ky informacion, që përditësohet çdo ditë,  është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja

KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme.