Përdoruesit e Instagram tashmë mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin në postimet e tyre. Është një opsion i konsideruar prej kohësh nga rrjeti social dhe tashmë pas një përditësimi të fundit të aplikacionit mund ta aktivizoni.
Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Kohështrirjen e Instagram
Duke ndjekur hapur si mëposhtë do të mund të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja në Instagram.
Navigoni në profilin tuaj
Klikoni menunë Hamburger në cepin e djathtë lart
Përzgjidhni opsionin Settings nga menuja që shfaqet
Më pas klikoni Privacy dhe më pas Posts
Klikoni sliderin ngjitur me funksionin Hide Like and View Counts
Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet individuale në Instagram
Nëse dëshironi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja individuale, Instagram jua mundëson këtë gjithashtu.
Shtypni butonin e krijimit dhe zgjidhni Post nga opsionet
Ngarkoni imazhin ose videon dhe zgjidhni Next
Në faqen e re të postimit klikoni Advanced Settings. Do të dërgoheni tek një faqe ku mund të fshihni komentet, shpërndarjes, pëlqimet dhe shikimet
Aktivizoni opsionin Hide Like and View Counts on this post.
Kthehuni pas dhe përfundoni postimin e imazhit ose videos