Kryeredaktori iGazeta e Alpevepër Malin e Zi e Sanxhak, publicisti, poeti, studiuesi, veprimtari politik e shoqëror, Ali DACI, këto ditë fundqershori, në studion e tij bibliotekare e të punës në Rrozhajë, ia dorëzoi veprimtarit të shquar Rexhep NikçiMirënjohjen” e dhënë ngaTakimi i Gjakovëds, 2021”/ “Gazeta e Alpeve me motivacionin përkatësPër kontributet promovimin, përhapjen e propogandimin, dhe abonimet e shumta kryera Gazeta e AlpeveBavari e Epërme dhe Gjermani”.

Me këtë rast, z. Ali DACI, Kryeredaktor iGazeta e Alpevepër Malin e Zi e Sanxhak, ia dorëzoi z. Rexhep Nikçinë studion e tij në Rozhajë (Sanxhak/Mali i Zi) edhe Çmimin“Pena Alpine” dhënë ngaTakimi i Gjakovës, 2021”/Gazeta e Alpeve, për gazetarin veteran, studiuesin e veprimtarin e njohur Maxhun Smajli, me motivacionin: “Për kontributet shkrimore pasqyrimin mediatik Mërgatës Shqiptare Gjermani Gazeta e Alpevedhe revistënMarshi i Mërgimtaritsi dhe për punën me Bibliotekën Publike ShqiptareAkademik Mark Krasniqi Gjermani”.

Z. Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja Malin e Zi/Sanxhak/ njiherit edhe drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptarOra e Maleve” (XII) Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës KombëtareKosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderii Pejës Kosovë; nënkryetar i parës parti shqiptare-LDSH Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartëNaim Frashëri Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografiaShtigjet e Përgjakura”, vëllim me poeziShtigjeve rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime lokale, rajonale e (ndër)kombëtare.

Personaliteti i njohur i Mërgatës Shqiptare, z. Rexhep NIKÇI, duke pranuarMirënjohjen” e tij dhe Çmimin  Pena Alpine’ për mikun e tij gazetar e veprimtar në Gjermani, për z. Maxhun Smajli, shprehu falenderime e vlerësime përTakimi i Gjakovës, 2021”, përGazeta e Alpeve”-(gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) dhe premtoi për angazhime e suksese në veprimtarinë e tyre e të Mërgatës Shqiptare në Gjermani për interesat kombëtare shqiptare, për shqiptarët Rajonin Ballkanik Shqiptar, për komunitetin shqiptar në Gjermani.

​​​​​​Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 3 korrik 2021