Sa është pjesëmarrja e organeve të ndryshme në trupin tonë në peshën totale?
1. Lëkura
Pesha – 4,535 gram.
Roli – Mbron trupin nga depërtimi i substancave të dëmshme dhe i lagështisë. Prodhon vitaminën D. Mban temperaturën e trupit. Ka mbaresa nervore që dërgojnë informacione rreth stimujve.
2. Mëlçia
Pesha – 1,560 gram.
Roli – Zbërthen substancat toksike. Prodhon hormone, proteina dhe kimikate që marrin pjesë në tretje. Mirëmban rezervat e glikogjenit.
3. Truri
Pesha – 1,500 gram.
Roli – Është përgjegjës për menaxhimin e trupit, vetëdijes dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj stimujve nga mjedisi i jashtëm.
4. Mushkëritë
Pesha – 1,300 gram.
Roli– Grumbullojnë oksigjen, i cili më vonë bartet në të gjitha pjesët e trupit. Liron dyoksid karbonin që prodhohet në trup.
5. Zemra
Pesha– 300 gram.
Roli – Pompon gjakun me oksigjen nga mushkëritë dhe e shtyn atë në të gjitha pjesët e trupit. Pompon gjak pa oksigjen dhe e fut në mushkëri.
6. Veshkat
Pesha – 260 gram (çift).
Roli – Largon materialet e mbetura. Rregullon mbajtjen e ujit dhe natriumit në trup. Pastron gjakun. Prodhon urinë dhe hormone.
7. Shpretka
Pesha – 175 gram.
Roli – Pastron gjakun. Mban rezervat e gjakut. Riciklon hekurin. Krijon antitrupa, largon bakteret.
8. Pankreasi
Pesha – 70 gram.
Roli – Prodhon insulinë dhe glikogjen. Sekreton enzimat që ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.
9. Gjëndra tiroide
Pesha – 20 gram.
Roli – Rregullon shpenzimin e energjisë në trup dhe ndjeshmërinë e hormoneve. Krijon albumina.
10. Prostata
Pesha – 11 gram.
Roli – Sekreton lëngun që përbën 50 deri 75 për qind të vëllimit të spermës.