Në Mal të Zi në vitin 2019 të ardhurat nga turizmi ishin mbi një miliardë euro. Po të, njëjtin vit në Ulqin në një ditë janë regjistruar 60.000 turistë, dhe kështu së paku rreth dymuaj në vit me gjenerata tani. Nëse dikush dëshiron ta llogarisë qarkullimin lirisht mundet, por ta ndihmoj që të mos harrohen pjesët: fjetja, ushqimi, argëtimi i natës, suvenirët, piknick-ët si në det dhe në tokë, rrobat, këpucët, rekuizita dhe pajisje mbrojtëse nga dielli, rentimi i automjeteve, motorrëve, Jetskive, pastaj dasma të turistëve në plazhe dhe në Kala me Sunset (perëndim) magjepsës.

Tani, nga Marsi 2021, perëndimi përcjellet dhe me pamjen në Platformën e naftës me vinç dhe konstruksion metali e kjo e gjitha dhe me ndriçim natës. Dhe jo vetën në Ulqin. Nga Tivari dhe Budva dhe nga gjithë vendbanimët në bregdetin e tyre janë afër ndikimit të platformës dhe nxjerrjes së naftës.

Në Adriatik, të cilin e posedojmë deri në 12 MD (Mille detare) nga bregu, me të drejtë ekonomike deri te ujrat ndërkombëtare, plus edhe 10-15 NM, për 30 vite mund të shpohet dhe të nxirret nafta për çdo ditë që ka falë Perëndia. Dhe kështu 10.000 ditë do të shpohet. E gjitha kjo me përgjegjësi dhe pa incidenta ekologjike.

Këtë do ta bëjë kompania shumë transprente që nuk i takon oligarhëve transparentë, firma ruse Novatek, në pronësi të kuadrove të dëshmuar nga rradhet e Ministrave, dhe jo çfardo ministrash, por në BRSS si dhe në Qeverinë e Federatës Ruse, e cila është e njohur si nana e gjithë transparencave! Prandaj sigurisht që Novateku për incidente garanton me tërë pronën që ka, se vallë ajo nuk do të garantoj me Nënën Rusi!

Sikurse edhe të dëmtohet turizmi, do t’u shesim edhe pak prona tjera investitorëve transparent nga Nëna Rusi. Ne, nga Ulqini, kemi eksperiencë të bukur me këto investitor…Albatrosi, Otranti, Lido…,pastaj Kombinati Aluminit në Podgoricë, Metalurgjiku në Nikshiq, Hoteli As…!

Çka ka lidhje Sinjajevina?! Përse është ajo në nëntitullin e tekstit mbi Detin Adriatik (Mare Nostrum)? Ja sqarimi:

Sinjajevina është një mal i gjërë malazez, shtrihet në mes të kanionit të Tarës, liqeneve të Drobnjakut, lumit Tushina dhe anave të Moraçës së naltme dhe Pçinjës. Shtrihet në gjatësi prej 35-40 km dhe gjerësi prej 10-15 km. Ka pamjen të një rrafshnalte të copëzuar, me lartësi mesatare prej 1.600 m deri në 1.700 m. Në të gjenden mbi gjashtë maje me mbi 2.000 metër (Babin zub – 2.257 m), kështuqë ajo mund të rënditet në mesin e maleve të larta të Malit të Zi. Një faktor i rëndësishëm në karakteristikat individuale të Sinjajevinës është mbulesa e saj bimore, në rënd të parë ajo barishtore. Me një sipërfaqe kullotash prej 120.000 ha, në të cilën mund të kulloten 200.000 dele, Sinjajevina i takon maleve të para me kullota. Pjesa verilindore e Sinjajevinës i përket komunës së Mojkovcit dhe në të gjenden katundet verorë të blegtorëve të saj. Pranë tyre, në këtë pjesë të Sinjajevinës, gjenden katundet e Bjellopavliqëve, të cilat pas luftërave çlirimtare, jua ka falë atyre Knjazi Nikolla”

Ky tekst i huazuar është i domosdoshëm për krahasim ekonomik dhe jo ekologjik.

Por çka është vlera e Adriatikut në krahasim me mbulesën bimore të Sinjajevinës, e cila mund të jetë, por nuk është, kullosë për 200.000 dele.

Me siguri këtë zhvillim ekonomik dhe demokratik të Sinjajevinës e kanë ndaluar përfaqësuesit e pakicave, pasiqë kanë përkrahur Qeverisjen të zgjedhur nga votimet prej vitit 2012. Por pasiqë tani tentojmë kah Mali i Zi tradicional, e kujt tjetër nëse jo Krajl Nikollës, i cili dikur e shpëtoi Malin e Zi nga pakicat dhe atëherë i ka ndarë kullosat në Sinjajevinë. Kështu që, ky pushtet, duke synuar drejt atij tradicionalizëm, përsëri “mbron” Sinjajevinën e ndarë. Kontrata për nxjerrjen e Naftës në Adriatik është me më pak vlerë që të mbrohet tani edhe prej atyre që atëherë kanë kundërshtuar hulumtimet në këtë mënyrënë 2016 dhe tani janë në Pushtet.

Natyrisht, pak edhe për tradicionalizëm, ekspertët e rinj e MIK-ut dhe MZHE-it, (Ministritë e Investimeve Kapitale dhe të Zhvillimit Ekonomik) me tanë shpirtin e tyre mbrojnë traditën se si sjellen personat në pushtet, si në të kaluarin, ashtu edhe të tashmin. Sepse krahas të gjitha gjërave të djegura në Mal të Zi, ky projekti i nxjerrjes të naftës është pikërisht „TOP“, fare norvegjeze, dmth. 20 përqind në buxhetin e shtetit dhe 80 përqind në Fondin e shtetit. Ska përse ti jepet komunës asgja,sepse Komunës mund ti takojë pjesa e njëjtë për secilin banorë, dhe kjo është 3 %, aq sa banorë kemi në Malit e Zi shtetin qytetar.

Ne, pakicat, dhe kemi kërkuar shumë nga pushteti i ri. Ndër të tjerat edhe një Port për Ulqinin. Sipas ministrit, i cili nuk dinë për Gjenocidin në Srebrenicë, por e dinë se kërkesat tona ishin jokushtetuese! Ndoshta edhe porti në Ulqin është jokushtetues! Kush ta dij këtë?!

Çka na duhet neve, po themi, së paku një Port, nëse veç e kanë Budva, Tivari, Tivati, Herceg Novi dhe Kotorri, disa nga to kanë edhe shumë porte: Risani, Kumbori, Zelenika, Porto MNE dhe Porto Novi plus edhe Morinji i vogël dhe Lushtica Bay (Gjiri në Lushticë).

Kjo dhe është traditë nga Mali i Zi tradicional. Traditë nga Krajl Nikolla, nga Mbretëria dhe nga Jugosllavia Socialiste, por edhe Mali i Zi i Ri në krye me Millon. Askush nga ata nuk kanë gjetur mjete nga Buxheti për Port në Ulqin. Çka na duhen ne barkat, peshkaregjet dhe vendet për kastimin e barkave të sigurtë. Mbi 50 vite kemi këto portenëpër Plane hapsinore, i cili u quante Adriatiku Jugor.

Por pasiqë ky është Deti Jonë-Mare Nostrum, nuk duhet të prishet tradita me një Port.

Në Orën e Kryeministrit pastaj kemi kuptuar nga Kryetari i Qeverisë se mendohet edhe për Referendum, sigurisht, kur të përgatitet platforma online, e cila do të mundësojë që ai Referendum të mos kushtojë aspak, sepse brengosen për buxhetin e shtetit.

Nëse nuk ka shpenzime, atëherë shkojmë me pyetje në referendum. Të shkojmë atëherë kur të punohet platforma e lirë online.

Kësaj platforme në det, të cilës i është dashur 35-40 MilionË të vijë këtu sipas MIK-ut, shifër e të cilën menjëherë e ka korrigjuar Ministri i Parë duke thënë se i kemi borxh 100 milionë për nderin që na bënë që ka mbërrit aty!

Prapë disa ditë më vonë nga Ministri i MIK, ekspertët e të cilit në mbledhjen e parë bënë shamatë me organizatat joqeveritarë, në pyetjen time: Çka është e gatshme Qeveria të veproj që të ndalë hulumtimet“?, u shpreh që është vështirë,sepse kompenzimi për Naftëtarët është në nivel të Miliardave euro”. Po, Miliarada shumës. Dy, Tri apo më tepër, nuk na e tha qartë. Si duket që të trembemi.

Dhe kështu, buxhetet familijare në Ulqin dhe gjetiu duhet të jenë të relaksuara, sepse nuk do të jepet asnjë pëllëmbë të parave shtetërore. Pastaj me siguri që Waitz-i nga Të Gjelbërit nga EU do të japë ndonjë deklaratë mbi referendumin, nëse nuk e viziton Platformën në det… Por hapet pyetja”- A do të na imponojnë 55% ata të BE-së, sepse popujt pakicë apriori do të jenë për një opcion.

Por kam frikë se ëndrra e malazetit të rëndomtë (të tjerët punojnë, kurse të gjithë jetojmë si mbretër) nuk është përhap si Covidi edhe në popujt pakicë të tjerë. Sepse virusi si virusi, si dhe ëndrra si ëndërr, nuk zgjedh ku të hapet. Kemi resurse që askush të mos punojë asgjë, e të jetojmë si mbretër. Kurse Referendumi i zgjedh të gjitha pyetjet. Mundemi që online ta plotësojmë edhe me pyetjen mbi përgjegjësinë për 17 respiratorët. Një referendum dhe dy pyetje, gjithsesi online, me platformën online të lirë që të mos kushtojë gjë.

Nuk do të përkujtojë se çka është premtuar nga “mosdevijimi nga rruga e NATOs dhe e BE-së, si dhe të mbrojtjes së Sinjajevinës nga LQ URA, të deklaruara dhe me parime të realizuara deri më tani”.

Mbrëmë kemi, …ngritur dhe kemi kaluar natën në Sinjajevinë. Si edhe shumë herë deri më tani, pa rezervë mbështesim mbrojtjen e pasurive natyrore të Malit të Zi. Asnjë metër mal (bjeshkë)! Asnjë pikë ujë! As pyje, liqene, bregdet, ajër të pastër! Ruajmë ambientin tonë jetësorë. Ruajmë Malin e Zi“- shkruan në publikim (sigurisht, në Twiter).

Edhe pse e di që asgjë nuk është përfunduar për Sinjajevinë, ashtu si dhe për Montenegro Airlines, ashtu edhe për Valdanos (prapë po filloj me temat lokale, ku kanë faj përfaqësuesit e pakicave).

Çuditërisht, nga çdo gjë të djegur në Mal të Zi, ka nga një pjesë e padjegur në Ulqin. E padjegur apo e njomë. Mali i Zi është i djegur dhe e vetmja kontratë e njomë dhe e pakorruptuar me tajkunët, i cila nuk ka shans të dëmtojë ndonjë gjë, sepse kemi garancion, është në Ulqin. Lum për ne! Vetëm që më kujtohet se kush e dha votën, e 41-të, të nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm.

Kështu njësoj, çdo gjë e shtrembërt dhe e plaçkitur ishte nga DiKeji. Asgjë që ka punuar Dushko Knezheviqi nuk ishte e mirë, as Banka, as Fondet, as investimet, as spitali. Por edhe për të Ulqini ishte fatlum. Ai me blerjen e Rekreatursit kosovarë, nuk ka gjetur naftë por Ar. Atë e gjeti në Kamenovo të Budves, tek refugjatët nga Kosova dhe jo në Prishtinë ku është selia e ndërmarrjes së sindikatit të Elektroekonomisë së Kosovës. Dhe e privatizoi për 60.000 euro. DiKej poashtu ka pasur vetëm një pjesë të padjegur dhe të njomë në punën e tij: padinë ndaj Komunës së Ulqinit për rastin K1 prej 6.5 Milion Euro.

Gjyqet e Malit të Zi kanë gjykuar që tu paguhen të gjithë ata miliona. Ku janë të gjitha ato të holla të popullit të Komunës së Ulqinit, a janë te DiKeji apo te Qeveria e Malit të Zi tek ai Fondi deri tek hesapet e larjeve të hesapeve, vërrtet nuk di.

Por e dimë se paratë e qytetarëve nuk janë më në buxhetin e Ulqinit. Ndoshta nuk janë krejt 6,500.000 meleonë te Dikeji apo në Fond deri të llogarija, aty duhet të njehim edhe honoraret 5 shifrash (dhjetra mijëra) në euro, për pagesat shtesë të avokatëve tanë mbrojtës. Mbrojtësit nuk na mbrojtën, kurse pagesat i morën, sipas rekomandimeve që i dhanë Komunës mbrojtësit e tjerë. ato të “zëshmit” për të “vërrtetë dhe transparence” në Ulqin.

Rekomanduesit dhe ata mbrojtësit e vyeshëm, si dhe nënshkruesit e teksteve nga adresat e ngjajshme, vet do të njihen në këtë shkrim, kurse për lexuesit, ata janë po ata të cilët heshtjen e kanë të shenjtë ndaj korrupcionit dhe nepotizmit lokal. Veti e trashëguar nga prijësi, të cilit çdo gjë i shkon bukur bashkë me pikturë, qoftë nga mediat, apo të dhuruar, kurse shprehja e atdhedashurisë së tyre ndaj Ulqinit, është akuza ndaj Forcës për gjithçka dhe çdo gjë, një detyrë të fituar dhe që e kanë si sport.

Kuvenduesve të së vërtetës, për të cilët Forca u ka faj edhe për DiKejin edhe për K1.

Por, më vjen keq se ekziston lista e votimit.

Në të kundërtën do të dëgjonim se ata kanë votuar edhe për Komunën e Tuzit, edhe për NATO, kurse Forca ishte kundër. Kundër Tuzit dhe kundër NATO-s ishte Forca, nëse ju duhet të denonconi dhe të fitojnë, që të mos ju prish ditat e gëzuara të cilin e ndajnë ata së bashku me popullin e çliruar i cili nga kjo liri nuk flën.

Kurse për nxjerrjen e naftës dhe Sinjajevinën, dmth.krahasimin e rëndësisë së Adriatikut dhe Sinjajevinës, do ta gjenë përgjegjen.

Përgjegja është e qartë. Por duhet të kuptohet dhe të zbatohet.

Ulqin, 2 prill 2021

________

Genci NIMANBEGU- Ulqin: Politikan, deputet edhe më 2020-2021. Ish Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi në tre mandate (2009, 2012 e 2016). Ish Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi (2013-’18), analist, autor më disa shkrime në “Gazeta e Alpeve”, i nderuar me Çmmin e madh “Dardania” në “Takimi Kombëtar i Plavë-Gucisë” (1 gusht 2019), është Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike.