Interi do të festojë titullin kampion me 1000 tifozë në stadium. Lajmi u konfirmua ne faqen zyrtare te klubit ku thuhej se ata do të kenë mundësi të shohin nga afër skuadrën e tyre të zemrës në ceremonine e titullit.
Zikaltërit kanë këtë fundjavë dhe ndeshjen e fundit përballë Udineses që i shpall zyrtarisht kampion të edicionit 2020-2021.
Megjithatë edhe këtë herë në kampin zikaltër biletat nuk do shiten për cdo tifoz, pasi në komunikatën e skuadrës nga Milano citohej se ata pak persona që do të kenë fatin ta shohin nga afër ceremoninë e titullit kampion do të jenë punoonjës të klubit , familjarë të futbollistëve apo sponsor të klubit që janë vaksinuar apo kanë kryer tamponin brenda 48 orësh.
Ndërsa sa i takon pjesës tjetët të tifozërisë , ultraist e Interit kanë njoftuar se mbështetja e tyre edhe pse jashtë stadiumit, nuk do të mungojë . Në doorëzimin e trofeut Kampion të Italisë , në sheshin përpara stadiumit Xhusepe Meaze që është rreth 19,000 metra katrorë, planifikohet që të lejohet prania e 4500 tifozëve.
Zikaltërit rikthejnë titullin kampion në Milano pas plot 11 vitesh dhe arritën ta siguronin atë që 4 javë para mbylljes së kampionit .