– Kushtuar ish partizanit Jaho Sali Gjonaj, i cili u pushkatua ditën e formimit të Batalionit “Perlat Rexhepi” në Varfë-
Nga Xheladin Sali GJONAJ, Geghysen-Tropojë
Në fund të fshatit ku rrjedh Valbona
Deri nelt në bjeshkët tona
Kund nuk pat një djalë si ty
Si lulëbjeshke me u pa me sy.
Shumë i zgjuar edhe trim
Ishe gati në çdo kushtrim
Dal prej shpie fort i ri
Tuj i lan bjeshkë e vrri
Njerëzit tu i le në varfëri
Herë pa hangër, herë pa pi
Zana e malit në bjeshkë përmbi
Thanshin Jahes i ka thane gji.
Rrem dragoni, trim me fletë
Plumbi i pushkës mos me prekë
Nuk pat ku me shkue në shkollë
Zoti e fali mendje hollë.
S’pat nevojë për shenj me msue
Në fluturim zogun pat rrzue
Ku zdritë dielli e peron hana
Ma trim s´patë qysh e banë nana
Si e kam vlla s‘po i kendoj lavdi
Po s’po due në hak me i hi
Pak vjet kisha unë ateherë
Kur ti ike nga kjo derë
Me sy s´të pava asnjëherë
Mbeta i vogël nuk pata vlla
Sikur zogu kur jetë pa krahë
U largove shkove në qytet
Me hanger bukë jo përlezet
Kamarier, hamall kalarove çdo anë
Punove në Durrës, edhe në Tiranë
Në qytet të Krujes shkove me kamë
Askund nuk gjete derman per veti
Për Shijak u nise shkove te Mehmeti
Siç ish burrë ai pat qendrue
Prej s´keqes nuk më pat pshtue
Në Shijak nuk gjeti vend për ty
Në çetën partizane të çoj me hy.
Në Luftën e Reçit të Shkodrës nanë
S´luftove barkas, u cove në kamë
Shtabi ty synin ta pat ndue
Ata nuk deshtën me jau kalue
Ju vesh sumuer ti ke kundershtue
Pa gjygj të nxoren me të pushkatue
S´tu drodh qerpiku trim ke qëndrue
Nuk pranove syt me i mbulue
Mos me i pa plumbat tuj ti lshue
Geghysenin ku linde s´deshe me turperue
Të rrojë Shqipëria fort ke ngermue
Plumbat për toke ty të kanë rrëzue
Ata të pabesë e treguen veten
S´u ktheve ma ta muarën jetën
Qyshke me rroba në grope të paten shti
Tuj te leshue gurë e dhe´ aty permbi
Sikur të ishe kafshë e jo njeri
Shokët shkodranë për ty mbajten zi
Atë natë në çetë s´kanë hanger, as pi,
Gjashtë javë ma vonë Beka atje shkoi
Me dhembje Jahos vorrin ja nderroi
Siç ish zakoni e rahatoi
Me qefin e dërrasa atje e ndoi-
Unë për jetë nuk ja harroi
NëVarfë të Shkodrës kish pas burra
Një nder ta Qerim Bacula
Shpi bujare e me za
Për atë çetë gjithçka patë ba
Kur mori vesh se të vranë me plumb
Çdo gja për partizanet aty muer fund
Isufit, të birit i tha pa pritue:
Mbasi ju Jahon keni pushkatue
Me u pa ne shtëpi ma nuk po due
Populli trimat kurrë si harron
Në oborrin e ti lapdari qëndron.
Në fshatin Rrashkullaj Hysenin kam gjet
Invalid nga lufta i shkreti kish mbet
Ai me respekt filloi me tregue:
“Ma trimi e besniku ish Jaho për mue”
I nipi Miftari më priti me burrni
Sikur të isha shoku a miku i tij
Qau nana e Canit kur më pau mue
Vllau im i vdekun asaj ju kujtue.
Lilo Zeneli e doktor Sutkia
Më pritën në zyrë edhe tek shpia
“Nesër me vdekë shkojmë me mërzi
Se Jaho Salihit ju ba padrejtësi”
Gjithë shkodranët që kam takue
Me gjithë zemër i kam falenderue
Atje gjeta burra shumë trima
Lilo Zenela e Isuf Qerima
Xhemail Bejton doktor Bushatin
Hysen Imerin edhe Mitatin
Për Bilal Parrucen puna më ra
Shokët e tyne kurr si kam pa
Tash shumica në ta kanë vdekë
Nderim për ata e kush ka mbetë.
Eshtrat e Jahos do t’i marr një ditë
Emni i partizanit aty do bajnë dritë
Babai jonë mrapa të pat ra
Vetëm një here në Krujë të patë pa
Aq shumë mërzi ati i patë ra
E varrin tand vdiq pa e pa
Me mall në varr ai pat shkue
Një ditë eshtrat afër me ja çue
E unë me vdekë tash nuk po due
Amanetin e babës në vend pa e çue
Prej shtatë djemve që lindi unë kam jetue
E thanke: “Zoti ma la hisen mue”
Veç brezat tanë kurr mos me u shue
Tash djem e nipa kam në çdo anë
Në Londër, Tropojë edhe në Tiranë
Besoj s’kanë me na harrue,
Lulet mbi varre kanë me i ndue.
Nga Xheladin Sali GJONAJ, (Vllai i Jahos)
——————-
* Mehmet Mulosmani / * Bekë Ahmet Gjonaj/ * Qerim Bacula – i zoti i shtëpisë ku partizanët kanë hangër e pi, baçen e tij e kanë pasë të lirë me marr / * Hysen Imeri – invalit komandant kompanie në Batalion / * Myftari nipi i Hysenit mësues e banor në Rrashkullaj/ * Can Isufi, ishkryetari këshillit në Rrashkullaj / * Lilo Zeneli, Isuf Qerimi, XhemailBejto, Sutki Bushati – partizanë në çetë / * Bilal Parruca në Qarkorin e Shkodrës ma vonë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Shkodër e tjerë./ * Isuf Qerimi në atë kohë djalin Kryetar Këshilli në Varfë. / * JahoSalihi u pushkatue ditën e formimit të Batalionit “Perlat Rexhepi” nëVarfë.
——————-
Tropojë, Mars 2021-